Anëtarët e rinj të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit programor të RTVM-së do të zgjidhen me ligjin e vjetër

Anëtarët e rinj të Agjencisë së Mediave dhe ata të Këshillit Programor të RTVM-së, Kuvendi sërish do të duhet t”i zgjedhë me dy të tretat e votave. Kjo pasi pushteti e ka tërhequr propozim ligjin për zgjedhje me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Nga VMRO-DPMNE thonë se në fuqi do të mbetet ligji i miratuar mandatin e kaluar.

Sot është konkursi për propozim të anëtarëve të Këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave për shkak se LSDM e tërhoqi Ligjin me të cilin kërkonin zgjedhja e atyre anëtarëve të zgjidhet me 61 vota, mbetet në fuqi zgjidhja e fundit ligjore të cilin e miratuam mandatin e kaluar, respektivisht, zgjedhja e anëtarëve të këtyre trupave të jetë me 80 vota – deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se do të insistojnë që anëtarët e Këshillit programor të MRTV-së dhe anëtarët e Agjencisë së Mediave të jenë profesionistë.

Unë shpresoj se konkursi dhe diskutimi publik siç është caktuar me ligj do të vijoj në mënyrë më të mirë, se do të paraqiten personat më kualitativ dhe ata që janë më kualitativ do të zgjidhen. Kur flasim për ASHAA-në për Këshillin programor në MRTV dhe për të gjitha trupat tjerë, dëshiroj të flasim për profesionalizëm – tha Jovan Mitrevski, LSDM.

Për më shumë se dy vite, Kuvendi nuk arrin të zgjedh anëtar të rinj të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit programor të RTVM-së. Kjo pasi pushteti dhe opozita nuk kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button