Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë
Kanclarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë. Burime për Euronews kanë bërë të ditur se gjatë vizitës në Tiranë, Merkel pritet të mbajë dhe një konferencë për mediat. Vizita pritet të ndodh me 14 shtator. Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post. Kancelarja gjermane do të vizitojë Shqipëri në kuadër të procesit të Berlinit, ku pritet të mblidhen liderët e rajonit.








