Angelovski: Kjo fitore është për popullin

Përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi një fitore të madhe në Duisburg, duke mundur GJermaninë me 2-1. Pas ndeshjes trajneri Igor Angelovski, nuk fshehu kënqësinë dhe uroi futbollistët për arritjen e madhe. Është disfatë e parë për Gjermaninë pas 20 vite në elimnatoret e Botërorit, ndërsa Pandev dhe Elmas ishin autor të golave, ndërsa Bardhi dhe Ademi ishin në rolin e asistuesit.

 

“Këta djelmosha edhe njëherë e bën krenar Maqedoninë, kundër kampionit katërfisht të botës dhe tri herë kampion të Evropës. Tradita 20 vjeçare pa disfatë. E kush tjetër përpos ata që të ndërprejnë këtë traditë? Ata janë heronjët tanë sportive, ata jan futbollistët që kanë ngritur kombin në këmbë, ashtu që Maqedoni festo dhe gëzoju për këta heronj. Kjo fitore është sit ë ishte në Kampionat Evropian. Asnjëherë më parë nuk kemi mundur një kombëtare me aq tituj. Jam i kënaqur që punojë me këto futbollist. Tani duhet të pushojë, pasi që nuk jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Ky triumf është për të gjithë, por edhe për ata që kanë siguruar këtë sukses, që të kuptojnë se çka kmi bërë. Mirë e dini se kush janë ata. Nëse një Joakim Love u afrua dhe uroi për punën pesëvjeçare, atëherë shpresojë se të gjithë do të kthjellën se çka kemi bërë dhe çfarë ekipi është ky. Mirëpo kjo fitore është për për popullin,” tha mes tjerash Angelovski.

Për Maqedoninë është fitorja e dytë në këto eliminatore , pas asaj në terrenin vendas , kundër Lihtenshatjnit me 5-0.

LEXO EDHE:

Back to top button