Shalland: Nuk jeni në planetin e duhur, po të mendoni se mundim Spanjën

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Shalland është deklaruar për media pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”, duke lavdëruar shumë Spanjën.

 

 

“Nuk mund të them asgjë për ekipin, pasi kemi luajtur kundër një skuadre shumë të madhe dhe të mrekullueshme. Ata e mbajnë topin shumë mirë, mënyra se si lëvizin lojtarët, thjeshtë është një kombëtare perfektë. Megjithatë, atyre iu janë dashur shumë raste për të shënuar gol. Nëse ju bëni presion, ata e bëjnë të njëjtën gjë. Ata ushtruan presion me tre lojtarë përpara, të udhëhequr nga Alvaro Morata.

Ju nuk mund të thuani se nuk po kemi progres, kemi luajtur kundër Suedisë, kemi luajtur kundër Spanjës dhe kemi marrë këtë rezultat. Kujtojmë se Gjermania ka pranuar gjashtë gola ndaj Spanjës, ne jemi Kosova. Jemi përballur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, kjo është mënyra se si progresojmë përpara.

Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se do ta mposhtim Spanjën.

Duhet ta shohim progresin tonë pas çdo ndeshje, po luajmë kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe jemi Kosova. Unë i besoj skuadrës sime por duhet të punojmë akoma më shumë, “ ka përfunduar trajneri Shalland.

LEXO EDHE:

Back to top button