Nuk ndalet suksesi i Duas, tre nominime për Lipën në “Brit Awards 2021”

Sukseset për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur dhe së fundmi ajo ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për fansat e saj. Dua ka njoftuar se është nominuar tre herë, konkretisht në: ”Female Solo Artist”, ”British Single (Physical)”, ”Mastercard Album of The Year”. Lajmin e madh e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

”3 Nominime!!!! Faleminderit @brits. Mezi po pres të ju shoh të gjithëve atje”, ka shkruar Dua.

Ditën e djeshme ajo ka treguar se do të jetë e pranishme gjithashtu si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar.

“Unë jam shumë e ngazëllyer që po kthehem të performoj për të gjithë në Britani këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të kthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Dua.

Cmimet “Brit Awards 2021” do të ndahen më 11 maj në arenën London O2 dhe do të drejtohet nga komediani Jack Whitehall.

Pas gjithë këtyre sukseseve të një pas njëshme, Universiteti Oksfordit propozoi disa ditë më parë që në vend të Mozart-it të studiohet Dua Lipa. Propozimi i zëvendësimit të kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike, ka ardhur së fundmi nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button