Angelovski: Mund të sigurojmë balotazhin

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angellovski, beson se Maqedonia ka gjasa reale për të luftojë për balotazh në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Një grup më të lehtë nuk mundeshim të kishim, por vetëmmë të rëndë. Sinqerisht , dëshiroja që të luajmë në grup me 5 kombëtare, pasi që na pret paraqitja në Kampionatin Evropian dhe kjo mund të jetënjë hendikap i madh. Gjermania është një favorit i madh dhe mendoj se Maqedonia ka gjasa për balotazh,” than ë fillim Angelovski.
Sipas tij , kombëtaret e Rumanisë, Islandës, Armenisë janë kualitative, mirëpo Maqedoni mund të përballet me gjithë potencioalit që ka , andaj gjasat për kualifikim të ri , janë më se reale.
Rumania, Islanda, janë kombëtare kualitative, Armenia është me Mikhitarianin poashtu e rezikshme dhe ndaj të cilëve kemi 2 disfata. Mirëpo mund të luajë me ata dhe të jemi edhe më të mirë. Përse nuk mund të jemi edhe të dytë në grup? Pa arë parasysh faktin që u kualifikuam në Kampionatin Evropian, kishim disa gabime që duhet të përmirësojmë, andaj konsiderojë që kemi hapësirë të madhe për përmirësim dhe rezultate edhe më të mira,” tha në fund Angleovski.
Ciklin e fundit, Maqedonia e mbylli në pozitën e tretë dhe tani është gati që të bëj edhe një hap më tej. 10 kombëtaret fituese të grupeve, kualifikohet drejtpërdrejt në Botërorin në Katar. Ndërkohë 10 kombëtare në vendin e dytë dhe 2 kombëtare nga Liga e Kombeve, do të kenë eliminatore shtesë, për 3 biletat e fundit të Botërorit “Katar 2022”.