Anglia në ankth, kapiteni rrezikon të mbyllë Botërorin

Trajneri Geret Southgejt është në ankth për fatin e kapitenit Heri Kejn, i dëmtuar dy ditë më parë në ndeshjen ndaj Iranit. Stafi mjekësor i kombëtares së “3 luanëve” bëri me dije se ai do t’i nënshtrohet një skaneri.

Kejn u dëmtua në kaviljen e djathtë në fundin e ndeshjes fituar 6-2 ndaj Iranit dhe rrezikon të mos luajë për një kohë të gjatë. Edhe pse trajneri Sauthgejt tha se situata është nën kontroll, lojtari nuk është stërvitur me skuadrën ditën e fundit.

Stafi mjekësor tha se kapiteni do të pushojw,  si një masë paraprake, por nuk do të rrezikojnë me aktivizimin e tij në sfidën e radhës, por frika është e madhe. Kjo nuk është hera e parë që Kejn dëmtohet në kavilje.

LEXO EDHE:

Back to top button