Anija turke për kërkime arrin në Mesdhe, Micotakis mbledh këshillin qeveritar

- Advertisment -


Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Donmez, njoftoi se anija kërkimore sizmike MTA Oruç Reis lundroi nga Antalya për misionin e saj të ri dhe arriti në zonën ku do të punojë në Detin Mesdhe.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Donmez njoftoi se për pavarësinë energjetike, Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.

“Anija jonë për Kërkime Sizmike MTA Oruç Reis u nis nga Antalia për misionin e saj të ri në Mesdhe dhe arriti në zonën ku do të punojë. 83 milionë janë pas teje, Oruç Reis”, tha ministri Donmez.

Ndryshe, mediumet greke qysh në mëngjes raportuan për informacion të ri të navigacionit (Navtex) të dhënë nga Turqia  për hulumtime sizmike të anijes “Oruç Reis”. Sipas mediumeve greke, kërkimet  përfshijnë pjesën detare mes ishujve Rodos dhe Kastelorizo, ndërsa kryeministri grek Kirijakos Micotakis ka thirrur takim të këshillit qeveritar për siguri kombëtare.

Koordinatat e Navtex-it të sotëm turk, sipas mediumeve greke janë identike edhe në pjesën e njëjtë detare, si dhe informacioni paraprak i navigacionit të dhënë në fund të korrikut, kur anija edhe pse aspak nuk i filloi hulumtimet, megjithatë i ashpërsoi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, ndërsa mediumet gjermane shkruanin se Angela Merkel ka intervenuar për qetësimin e tensioneve.

Mediumet në Greqi komentojnë se Navtex i ri, që është në fuqi deri më 23 gusht, është reagim dhe përgjigje e Turqisë, të marrëveshjes konkrete mes Athinës dhe Kajros.

LEXO EDHE:

Back to top button