Anjelli: Superliga Evropiane nuk vazhdon pa klubet angleze

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjelli ka njoftuar se pas largimit të klubeve angleze, nuk ka mundësi të vazhdohet Superliga Evropiane.

“Për të qenë i sinqertë jo, padyshim që nuk është kështu”, u shpreh ai.

Dje pas një mbledhje mes 12 gjigantëve evropianë, klubet angleze vendosen të largohen dhe rrugën e tyre e ndoqi edhe Interi dhe Atletiko Madridi. Tani, mesa duket gjithçka ka marrë fund lidhur me Superligën Evropiane dhe mbetet të shihet në vitet në vijim nëse do realizohet ndonjëherë ky projekt.

Zyrtarizohet largimi i Interit dhe Atletiko Madridit

Pas gjashtë klubeve angleze dhe Inter, është skuadra e Atletiko Madridit që ka bërë të ditur largimin nga Superliga Evropiane. Klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare konfirmoi largimin.

“Bordi i drejtorëve i Atletiko Madrid, që mblidhet këtë të mërkurë në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht me Superligën dhe pjesën tjetër të klubeve themeluese vendimin e tij për të mos zyrtarizuar përfundimisht aderimin e tij në projekt. Atletiko de Madrid e mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot”, shkroi klubi në tuitter.

Të njëjtin hap e bëri edhe skuadra italiane e Interit, që konfirmoi se nuk janë më pjesë e Superligës Evropiane.

“Inter konfirmon që klubi nuk është më anëtarë i Superligës. Ne gjithmonë dëshirojmë t’i japim tifozët eksperiencën më të mirë në futboll, që është pjesë e ADN-së tonë”, shkroi klubi në komunikatë.

LEXO EDHE:

Back to top button