Ankand: Koleksion i kitaristit Xhef Bek

Ankand: Koleksion i kitaristit Xhef Bek

Dalin në ankand kitarat e legjendarit të rokut Xhef Bek. Kitarat janë ekspozuar në shtëpinë e ankandeve Kristis në Londër. Në ankand janë më shumë se 130 artikuj të ekspozuara, pjesë e koleksionit personal të kitaristit. Sendi më i vlefshëm i ankandit është konsideruar kitara “the oxblood”, e cila pritet të shitet për rreth 20-30 mijë paund. Gjithashtu në ekspozitë është edhe një dhomë e posaçme, ku vizitorët mund të rijetojnë tingujt ikonë të mrekullisë muzikore të Bek. I gjithë koleksioni do të shitet më 22 janar. Xhef Bek ka luajtur në grupin muzikor Jardbird dhe Xhefbek grup.

LEXO EDHE:

Back to top button