Antetokounmpo: Ende jam në ndjekje të kampionëve të NBA-s

Në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv 2021-2022 në NBA, basktbollisti grek Xhianis Antetokounmpo, kampion në fuqi me Millvoki Baks dhe MVP i finaleve, ka folur për atë që e pret në parket këtë vit.

“Mos më quani kampion. Nëse një person nis të mësohet me këto gjëra, atëherë relaksohet dhe nuk është më i sigurtë për atë që duhet të bëjë. Nuk jam dakord me faktin se jam MVP dhe se jam më i forti nga të gjithë apo se skuadrat e tjera apo lojtarët e tjerë nuk janë kaq favoritë sa unë. Unë shoh përpara dhe dua të përmirësohem. Kjo është arsyeja se përse nuk stërvitem me askënd tjetër apo të bëj miq. Nëse ulem në kafe me të tjerët apo të pi kafe me ata, atëherë do ta kem të vështirë të luaj ndaj tyre në parket. Unë nuk jam basketbollisti më i mirë në botë. Këtë gjë e konfirmoj, pasi si puna ime janë edhe Durant, LeBron, Kawhi, Kerri apo Dejvis. Unë jam ende në ndjekje të këtyre kampionëve. Nëse më pyesni mua, basketbollisti më i mirë në botë është ende LeBron James”, u shpreh Xhianis Antetokounmpo.

LEXO EDHE:

Back to top button