Antikorrupsioni do të kërkojë uljen e apanazhës
Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, gjithsej 107 persona të përzgjedhur dhe të emëruar kanë përdorur të drejtën e apanazhës. Paga mesatare që kanë marrë deputetët nga apanazhi është 100 mijë denarë, ndërsa për personat e emëruar në qeveri, paga mesatare nga apananazhi kap vlerën e 71 mijë denarëve. Antikorrupsioni në bazë të analizave do të kërkojë ndryshime në këtë ligj, respektivisht do të kërkohet ulja e pagës mesatare nga apanazha.