Antonio Konte gati të rikthehet në skenën e futbollit

" "

Trajneri Antonio Konte, pas disa muajsh pushim kërkon të rikthehet në detyrë. Në mars të këtij viti ai u largua nga Tottenham, por trajneri italian shprehet se është gati për të nisur një aventurë të re.

 

“Dëshira për të trajnuar është gjithnjë e madhe. Pasioni nuk perëndon kurrë. Në të kundërt, do të shihja brenda meje dhe do të hiqja dorë nga ky profesion. Do të jetë një verë e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Konte për mediat italiane.

 

“Nuk e kërkoj me ngulm këtë detyrë të re. nëse do të më vinte ndonjë ofertë serioze dhe e rëndësishme do ta merrja në konsideratë. Si në Itali ashtu dhe jashtë saj. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, tha më tej Konte, që prej 26 marsit nuk drejton më asnjë ekip.

 

“Përvoja e fundit si trajner, ashtu sikurse edhe të tjerat, më bëri të provoj gjëra pozitive dhe negative. Ishte një përvojë e bukur, bëmë maksimumin dhe dhamë gjithçka kishim mundësi”, shpjegoi më tej trajneri italian.

 

“Kur vajta te Tottenham ishim në vendin e tetë apo të nëntë dhe u kualifikuam në Ligën e Kampiomëve. Këtë sezon, ishim në vendin e katërt deri në momentin që vendosa të largohem. Dikush u gëzua, por shihni se ku përfunduan”, tha Konte.

LEXO EDHE:

Back to top button