Edin Xheko mes ofertës nga Fenerbahçe dhe skuadrave arabe

" "

Sulmuesi i kombëtares së BeH, Edin Xheko duket se nuk do të vazhdoj më kontratën me ekipin nga Serie A, Inter. Mediat raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar është duke kërkuar një aventurë të re dhe Arabia Saudite apo Superliga e Turqisë, janë opsioni i tij momental.

Madje, Fenerbahçe është në “pole position” për të nënshkruar me futbollistin boshnjak si “lojtar i lirë”, pasi kontratë me italianët skadon në fund të këtij muaji (30 qershor). Xheko këtë sezon me Interin në të gjitha garat zhvilloi 52 ndeshje (jo të gjitha si startues), shënoi 14 gola dhe bëri pesë asiste.

Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në katër milionë euro, por klubet që e duan lojtarin mund ta marrin atë “free”. /Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button