Antonio Rudiger akuzon për racizëm futbollistin e Paçuka-s
Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Real Madridit dhe Paçukas.Po ashtu bëri rikthimin e tij në fushë edhe mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger nga lëndimi.
Mirëpo ndodhi një moment i pazakonshëm pas përfundimit të ndeshjes, ku dyshohet se lojtari kundërshar, Gustavo Kabral u kacafyt me Rudigerin, me këtë të fundit që e akuzoi për racizëm. Thuhet se tashmë FIFA do të nis hetimet rreth kësaj çështje. Kjo bëri të reagonte edhe trajnerin e Realit, Çabi Alonso në një konferencë shtypi pas ndeshjes.
“Fyerje raciste kundër Rudiger, kjo është ajo që tha Rudiger dhe ne i besojmë atij. Tani FIFA po heton. Është e papranueshme”, deklaroi Alonso.
Ndërsa po ashtu reagoi edhe lojtari i akuzuar, Gustavo Kabral duke thënë se e quajti vetëm “një frikacak të ndyrë”, duke mohuar se e ofendoi në baza racore.
Kujtojmë se ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, në favor të “Los Blancos”.







