Antony Blinken bllokohet në Davos pas një defekti në aeroplanin Boeing
Antony Blinken bllokohet në Davos pas një defekti në aeroplanin Boeing

Aeroplani i sekretarit amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk ishte në gjendje të fluturonte nga Davos siç ishte planifikuar të mërkurën për shkak të një gabimi kritik..
Pasi fluturoi nga Davos në Cyrih me helikopterë dhe hipi në Boeing Co. 737. Blinken dhe ekipi i tij u informuan se avioni ishte konsideruar i pasigurt për të fluturuar. Një rrjedhje oksigjeni e zbuluar pak më parë nuk mund të korrigjohej.
Blinken u detyrua të flutrojë për në Washington me një aeroplan të vogël nga Brukseli, ndërsa ekipi i tij udhëtuan me areoplan komerical.
Avioni që përdoret nga Blinken është një variant më i vjetër i 737 dhe është caktuar si C40 nga Forcat Ajrore të SHBA.
Shtatorin e kaluar, kryeministri kanadez Justin Trudeau ngeci në Indi pas një samiti të Grupit 20 në Nju Delhi pas një defekti mekanik me aeroplanin e tij. Flota gjermane e avionëve qeveritarë të vjetëruar ka pësuar gjithashtu një sërë defektesh në udhëtime të gjata, duke shkaktuar një tërheqje të përshpejtuar të avionëve si Airbus A340 dhe blerjen e avionëve të gjeneratës së re A350.