Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat, bëjnë koalicion parazgjedhor

Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat, bëjnë koalicion parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur një koalicion parazgjedhor.

Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Ramush Haradinaj dhe Fatmri Limaj dolën të mërkurën dhe e prezantuan marrëveshjen.

Gazeta Express ka siguruar këtë marrëveshje në të cilat janë të shënuara pikat ku mbështetet koalicioni.

“Me qëllim që të mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së vitit 2008”, është një nga pikat. AAK dhe Nisma kritikojnë kryeministrin Albin Kurti që “po e rrezikon pavarësinë”.

Po ashtu përmendet edhe orientimi i Kosovës për anëtarësim në NATO.

Përmendet edhe sfera të tjera të brendshme në Kosovë, arsimi, gjyqësori, decentralizimi, etj.

Pjesë e synimeve është krijimi i një fronti opozitar, ku pos partive politike do të përfshihen edhe shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme. /Gazeta Express

LEXO EDHE:

Back to top button