Anulohet seanca e sotme “Lidhja ndërkombëtare”

Seanca gjyqësore për organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, ku i akuzuar i parë është Bojan Jovanovski (Boki 13) shtyhet për më 22 shtator, për shkak se njëri nga prokurorët është në izolim, njoftojnë nga Gjykata penale-Shkup.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e kanë ndjekur procesin gjyqësor lidhur me rastin “Lidhja ndërkombëtare”, informojnë opinionin se seanca e sotme gjyqësore shtyhet pas informatës se njëri nga prokurorët është në izolim në pajtim me protokollet për mbrojtje kundër Kovid-19”, njoftojnë nga Gjykata Penale-Shkup.

Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më 22 shtator të vitit 2021 në ora 11:00.

Rasti gjendet në procesin e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrilova-Evremovska, derisa përfaqësues i prokurorisë është Ivana Trajçevska.

LEXO EDHE:

Back to top button