Anulohet seanca për rastin “Toplik”

" "

Procesi gjyqësor për rastin “Toplik” anulohet dhe do të vazhdojë më 16 shkurt për shkak të mungesës të njërit nga të akuzuarit i cili është i infektuar me koronavirus.

Gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës informoise nga avokat i të akuzuarit Tome Gjurçillov, më 8 shkurt është dorëzuar vërtetim mjekësor ku gjykata ka konfirmuar se i akuzuari nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të infektimit me COVID-19.

Kujtojmë se në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është Mile Janakieski bashkë me 5 persona të cilët kanë qenë anëtarë në Komisionin për Furnizime Publike dhe akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button