Aplikoni për t’iu bashkuar programit të shkëmbimit për rajonet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe BE

Rajonet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe BE ftohen t’i bashkohen një programi shkëmbimi për të përshpejtuar tranzicione të drejta lokale të energjisë. Programi i shkëmbimit ndërmjet rajoneve të qymyrit është një mundësi për rajonet që të fillojnë një dialog të drejtpërdrejtë, njëri me tjetrin, të lidhen me aktorë të ndryshëm, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë njohuritë.

Programi i shkëmbimit është pjesë e Iniciativës për rajonet e qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. Iniciativa zbatohet nga Komisioni Evropian së bashku me gjashtë partnerë ndërkombëtarë bashkëpunues: Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, Fondi Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Ujërave të Polonisë, dhe Kolegji Evropian në Natolin.

Thirrja për aplikantët që dëshirojnë t’i bashkohen programit të shkëmbimit kolegjial u lansua në takimin vjetor të iniciativës më 24 qershor. Rajonet e qymyrit në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë[1], Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Ukrainë, dhe BE ftohen të marrin pjesë në programin e shkëmbimit. Rajonet e BE-së që janë ish rajone të qymyrit, ose që janë pararojë në fushat relevante (p.sh. teknologjinë e energjisë së rinovueshme, specializimin inteligjent) janë gjithashtu të mirëpritur që të aplikojnë.

Rajonet pjesëmarrëse do të çiftëzohen bazuar mbi interesat dhe ekspertizën e tyre, dhe do të përzgjedhin tema relevante për shpërbërjen e qymyrit, që do të eksplorohen në thellësi. Prioritet do t’i jepet formimit të çifteve të përbëra nga një rajon qymyri nga Ballkani Perëndimor ose Ukraina dhe një rajon qymyri nga BE-ja. Sidoqoftë, kjo është fleksibiledhe e bazuar mbi nevoja.

Të gjitha rajonet pjesëmarrëse do të përfitojnë nga vizitatstudimore të financuara, shkëmbimi i njohurive, dhe mbështetja prej një eksperti. Përveç mbështetjes eksperte të personalizuar, rajonet do të kenë qasje nëkëshilla nga kolegët e tyre nëpërmjet mundësive të të mësuarit praktik, dhe do të aksesojnë sërish vegla dhe mbështetje për t’i ndihmuar që të reflektojnë dhe vlerësojnë tranzicionet e tyre deri tani, dhe për të identifikuar hapat e ardhshme të tyre.

Aplikantët e interesuar ftohen të aplikojnë deri më 15 shtator 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button