Apple heq aplikacionin e Kuranit në territorin e Kinës

Apple ka hequr një nga aplikacionet më të njohura të Kuranit në botë në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët.

Kurani Majeed është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store – dhe ka gati 150 mijë komente. Përdoret nga miliona myslimanë.

Fshirja e aplikacionit u vu re për herë të parë nga Apple Censorship – një faqe në internet që monitoron aplikacionet në App Store të Apple në nivel global.

Në një deklaratë nga krijuesi i aplikacionit, PDMS, kompania tha se “Sipas Apple, aplikacioni ynë Quran Majeed është hequr nga dyqani i aplikacioneve në Kinë sepse përfshin përmbajtje që kërkon dokumentacion shtesë nga autoritetet kineze”.

Ndryshe, qeveria kineze nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC për koment

LEXO EDHE:

Back to top button