Apple së shpejti do të prezantojë syzet e realitetit virtual

Apple së shpejti do të prezantojë syzet e realitetit virtual

Kompania amerikane e teknologjisë “Apple” do të prezantojë syzet e reja në një event të planifikuar për 5 qershor. Sipas mediave botërore, bëhet fjalë për syzet për realitetin virtual dhe të shtuar që do të mund të përdoren gjatë përdorimit të aplikacioneve bazë të pajisjeve Apple.

Të gjitha aplikacionet që gjenden në të gjithë iPhone-t pritet të kenë një aplikacion të dedikuar për syzet. Ka aplikacione për lexim, kalendar, kamerë, komunikim, filma, email, shënime, foto, muzikë, lajme, shfletues, TV dhe mot.

Disa aplikacione do të përditësohen për të përmirësuar përdorimin e tyre në realitetin virtual. Ndër të tjera aplikacioni “Face Time” do të mund të krijojë avatarë dixhitalë të përdoruesve në një dhomë virtuale. Aplikacioni i fitnesit do të lejojë shikimin e një instruktori në realitetin virtual, ndërsa aplikacioni i meditimit do të përfshijë skena dhe tinguj qetësues.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ekzekutojnë disa aplikacione njëkohësisht në syze, të cilat do të kujtojnë se ku është përdoruesi gjatë përdorimit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button