Arbin Zejnullai: Kërkojmë kualifikim me rezultat pozitiv
Skuadra e Shkëndijës, sonte do të zhvillojë stërvitjen e fundit në prag të përballjes së fundit të garave në grupe në Ligën e Konferencës, kur takohet me AEK Larnakën në Qipro, gjatë ditës së enjte. Skuadra tetovare shpreson për rezultat pozitiv, ndërsa mesfushori ofenziv Arbin Zejnullai kërkon angazhim maksimal nga secili që paraqitet në terren për sfidën historike. Përballja Aek Larnaka-Shkëndija, të enjtën, nis në orën 21.00.
Skuadra e Shkëndijës është akomoduar në Qipro, ku nesër do të zhvillojë përballjen e fundit të garave në grupe në Ligën e Konferncës, kundër skuadrës AEK Larnakë. Skuadra tetovare beson në rezultat pozitiv, me çka do të kalojë në fazën e dytë të garave të këtij kompeticioni. Arbin Zejnullai, është optimist se Shkëndija ka forcë për të ecur në kahjen e duhur që të sigurojë garat evropiane edhe në pjesën pranverore.
“Jemi akomoduar në Qipro dhe sonte kemi stërvitjen zyrtare. Jemi përgatitur maksimalisht dhe nuk do të bëjmë matematika, pasi që futbolli nuk është matematikë. Është ndeshje historike për të gjithë ne, për qytetin, për tifozët dhe shpresojë që ky vit që ka qenë shumë I suksesshëm me Shkëndijën , shpresojë që ta mbyllim mbarë… me kualifikim me rezultat pozitiv,” tha fillimisht Arbin Zejnullai.

Është një situatë e re, pak sa e pazakontë për futbollistët dhe stafin teknik, duke ditur se është mbyllur kampionati vendor, ndërsa Shkëndija vazhdon garat evropiane.
“Nuk është e pazakontë dhe që ne siç e dijmë Shkëndija ka vite që e kërkon Evropën dhe këtë vit e kemi përjetuar dhe ndjehemi shumë mirë, ndjehemi të lumtur të gjithë, mirëpo akoma nuk kam mbaruar, sepse kemi edhe një ndeshje dhe shpresojë që të jetë ndeshje historike për të gjithë,” tha mesfushori i KF Shkëndija.

Arbin Zejnullai potencon se ka studjuar mirë skuadrë qipriote, e cila ende nuk ka shijuar disfatën.
“Lozin taktikisht mirë, sidomos në anën defanzive dhe jorastësishtë nuk kanë humbje. Shpresojë që me detyra që do të na japi stafi teknik, shpresojë që ne ti zbatojmë sa më mirë dhe në fund të arrijmë rezultat pozitiv,” thë në fund Arbin Zejnullai.
Përballja në mes Shkëndijës dhe AEK Larnakës, do të zhvillohet të enjten, në orën 21.00. Në terminin e njëjtë, kampioni i Kosovës, KF Drita, në transfertë, do të përballet me Rajo Valejkanon.
Mahir Thaçi








