Argjentina goditet nga të nxehtit “përvëlues”

Argjentina goditet nga të nxehtit “përvëlues”

Buenos Aires i Argjentinës, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ku si pasojë mijëra shtëpi mbetën pa rrymë, e atë në pikën e valës së të nxehtit ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius.

Siç raporton Reuters, Edenor dhe Edesur që merret me distribuimin e energjisë elektrike, kanë bërë të ditur se ka pasur ndërprerje me furnizim të energjisë, pasi që qytetarët për shkak të rritjes së temperaturave kanë rritur shpenzimet, duke përdorur në masë të madhe pajisje të ndryshme për freskim.

Ekspertët parashohin që Buenos Airesi edhe gjatë javëve të ardhshme do të goditet nga temperaturat e larta – që tashmë kanë arritur mbi 40 gradë.

Madje metereologët kanë paralajmëruar për ardhjen e një vale tjetër e të nxehtit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 45 gradë.

E nëse nuk do të ketë energji elektrike, qytetarët do ta pësojnë edhe më shumë pasi nuk do të kenë energji elektrike për të ndezur pajisjet për kondiconimin e ajrit.

LEXO EDHE:

Back to top button