Arian Ademi gati për sfidën e balotazhit kundër Italisë
Arian Ademi do të jetë gati për sfidën e balotazhit, kundër kombëtares së Italisë, e cila do të duhet të zhvillohet më 24 mars në Palermo. Ademi plot 10 ditë ishte jashtë terrenit për shkak të lëndimit, ndërsa trajneri i skuadrës kroate, Kopiç, konfirmoi se Ademi ka kryer stërvitjen e plotë me futbollsitët e tjerë të Dinamo Zagrebit dhe se do të jetë gati për sfidën me Slaven Bellupo.
Është një lajmi i mirë për trajnerin e Maqedonisë, Blagoja Milevskin, i cili do të ketë një luftëtarë të madh në mesfushë, duke ditur se do të mungojnë Elmas dhe Kostadinov.
Kujtojmë se Milevski , do të mërkurën do të zbardh listën e futbollistëve të Maqedonisë për sfidën e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, kundër Italisë , më 24 mars.







