" "
Për shkak të ndehsjeve të balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, përballjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, sfidat e javës së 24-të, do të zhvillohen një ditë më parë, ndërsa një sfidë do të zhvillohet gjatë ditës së premte.
Javën e 24-të të futbollit vendor, do ta hapin skuadrat e Strugës Trim Lum dhe Shkupit, e cila odtë zhvillohet gjatë ditës së premte, në orën 15:00, ndërsa pesë ndeshjet e tjera janë caktuar të zhvillohen gjatë ditës së shtunë.
Maqedonia javën e ardhshme kundër Italisë do t’i nisë përgatitjet për gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin “Katar 2022”, ndërsa trajneri Blagoja Milevski do ta shpall listën e lojtarëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjen në Palermo.








