Arian Ademi me jubile, Lirim Kastrati shënon gol

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi dhe Dinamo Zagrebi janë në rrugë të mbarë që të arkëtojnë titullin kampion në Kroaci. Në sfidën e fundit, “Blutë” nga Zagrebi mundën Hajdukun me 2-0 dhe zgjëruan epërsinë në renditjen tabelare para konkurentëve.

Pas fitores ndaj Osiekut, Dinamo arkëtoi edhe 3 pikë të rëndëisshme ndaj Hajdukut, ndërsa para fillimit të ndeshjes, drejtuesit e skuadrës kroate, nderuan kapitenin Arijan Ademi me një dhuratë simbolike për ndeshjen e 300 në fanellën e Dinamo Zagrebit.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes, Vushoviq hapi rezultatin në minutën e 21-të nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 35-të, Lirim Kastrati shënoi golin e dytë për Dinamon në këtë përballje. Është interesant fakti që Kastrati ka shënuar 2 gola në këtë sezon dhe që të dy janë të shënuara kundër skuadrës nga Spliti.

 

 

Dinamo Zagreb është lider në kampionatin e Kroacisë me 71 pikë, para Osijekut me 67 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button