Arina Sabalenka, është finalistja e dytë në Madrid

Arina Sabalenka është finalistja e dytë në turneun Masters në Madrid, pasi që në gjysmëfinale mundi tenisten ruse Anastasija Pavliçenko. Tenistja numër 7 në botë shënoi fitor në 2 sete ose 6:3, 6:3 në geme edhe atë për një orë lojë.
Sabalenka, në finalen e së shtunës do të përballet me tenistën numër një botë, Eshli Barti, e cila në gjysmëfinalen tjetër, mundi spanjolën Paulla Badosa Gibert me rezultat 2-0 në sete ose 6:3 dhe 6:4 në geme. Është interesante se kjo do të jetë finalja e dytë në të cilën do të përballen këto teniste.
Në turneun në Shtutgart, dhjetë ditë më parë, Eshli Barti shënoi fitore 2-1 në sete , ose 3:6, 6:0 dhe 6:3 në geme.