Nuk ka të ndalur, Tayna ka zgjedhur një tjetër vend për pushime

Teksa të gjithë VIP-at po zgjedhin Dubain për të kaluar pushimet e tyre këto kohë, për shkak të mbylljes së rrugëve me vendet e tjera nga Covid-19, Tayna zgjodhi një tjetër destinacion. Reperja shqiptare ka udhëtuar drejt ishujve Maldive dhe na e ka bërë zili të gjithëve me një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka filmuar super pamjen e dhomës, ndërsa ne po presim super foto që tani e tutje.

Tayna i ka bërë të gjithë kuriozë, pasi nuk ka treguar kush e ka shoqëruar në këto pushime që me siguri do t’i shijojë në maksimum. Së fundmi, reperja solli projektin e ri “WTF”, një bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll. Por, siç duket ajo nuk ka ndër mend të ndalet pasi ka nisur punën për surprizën e radhës.

Në një postim në InstaStory së fundmi, Tayna është shfaqur në studio, duke shijuar këngën e re, për të cilat paralajmëron fansat.

“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja krahas videos.

Kujtojmë se pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëherë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Tayna ka treguar më herët se ideja për këtë bashkëpunim ishte e saja dhe se Flori ja pranoi direkt ftesën.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

LEXO EDHE:

Back to top button