Unai Emeri, finale e pestë me tre skuadra të ndryshme!

Trajneri spanjoll, Unai Emeri është një mjeshtër i vërtetë për Ligën Evropa, pasi që dërgoi Viljarelin në finale, pasi që eliminoi ish skuadrën e tij (Arsenalin) me rezultat të përgjithshëm 2-1. Për Viljarelin është finalja e parë në historikun e klubit spanjoll, ndërsa Emeri drejton skuadrën e tretë në garën përfundimtare për trofeun e Ligës Evropa, pas që më parë poashtu ishte në krye të skuadrave të Seviljës dhe Arsenalit.

Unai Emeri arkëtoi 3 trofe me radhë me Seviljën në vitin 2014, 15 dhe 2016, ndërsa dy vite më parë luajti në finalen e Bakus me Arsenalin, të cilën e humbi nga Çellsi me 1-4. Tani me Viljarealin do ët përballet me Man. Junajtedin, i cili trofeun e fundit e fitoi në vitin 2017, pikërisht në Ligën Evropa, që më vonë të zbarkojë në Shkup për Superkupën e Evropës, që e humbi përball Realit.

LEXO EDHE:

Back to top button