Protesta në të gjithë botën për 1 Maj, mbi 200 të arrestuar në Turqi

Policia turke ka arrestuar më shumë se 200 persona të cilët ishin grumbulluar në një protestë të paligjshme Ditën e Punëtorëve, që kaloi me protesta në të gjithë botën pavarësisht masave kundër COVID-19.

Protestuesit në Stamboll, thyen masat kufizuese të vendosura për të parandaluar rritjen e infektimeve në valën e tretë të coronavirus.

Marshimet nga punëtorët mbahen çdo vit më 1 maj si pjesë e kremtimit të Ditës Botërore të Punëtorëve.

Në disa vende, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit ndërsa në shumicën e rasteve marshimet kanë qenë paqësore.

Turqia ishte një nga ato rastet ku policia ndërhyri duke e kthyer protestën në të dhunshme.

Zyrtarë të Stambollit thonë se kanë arrestuar 212 persona pasi tentuan që të hynin në sheshin “Taksim”, një zonë simbolike për protesta.

Fotografitë tregojnë skena kaotike ku policisë iu desh të përdorin  mburojat për të shpërndarë turmën.

Turqia ka hyrë në mbyllje të plotë për herë të parë që prej fillimit të kësaj jave pasi një rritje të madhe të numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Të arrestuar gjatë protestave ka pasur dhe në Francë, ku në Paris u ndaluan të paktën 46 persona pas përleshje me forcat e sigurisë.

Ministria e Brendshme tha se më shumë se 106 mijë persona marshuan në thuajse 300 protesta të organizuara në Paris dhe qytete të tjera të vendit.

Protestuesit kundërshtojnë planin e qeverisë për të ndryshuar përfitimet për të papunët.

Demonstrata ka pasur dhe në Gjermani . Në Berlin policia monitoroi disa protesta.

Një prej tyre ishte kundër strategjisë së ndjekur nga qeveria për pandemisë.

Rreth 10 mijë çiklistë mbajtën një protestë anti-kapitaliste në Berlin.

LEXO EDHE:

Back to top button