Armand Duka, kryetar i Komisionit të Medias në UEFA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e fundit në Nion të Zvicrës vendosi që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, të zgjidhet kryetar i Komisionit te Medias, në mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Gjatë mbledhjes Duka është rikonfirmuar në postin e nënkryetarit të Komitetit “Hat Trick”, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian, si edhe është zgjedhur në postin e anëtarit të Komisionit të Medias në UEFA, ndërsa sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur ai anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA.

Në mbledhjen e fundit të Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e Ligës së Kampionëve për femra në vitin 2025.

Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Vrocłav (ËKS Śląsk Ërocłaë) do të presin finalet e Ligës së Konferencës në vitet 2024 dhe 2025. Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë, si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button