Arratisja, VMRO kërkon përgjegjësi nga LSDM

VMRO-DPMNE akuzon sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së Mile Zeçeviq se ka lidhje me arratisjen e dy dite më parë nga Burgu i Idrizovës të të dënuarit për vrasje me 20 vjet burg. Nga VMRO-DPMNE thonë se Komandanti i burgut të Idrizovës i cili ka dosje ryshfeti, është person i afërt me LSDM-në gjë të cilën sipas opozitës maqedonase e dëshmon një foto me sekretarin e përgjithshëm Mile Zeçeviq, disa javë më parë në të cilën shkruhet “Me shefin deri në fund!

“Nuk ka skandal sigurie në Maqedoni, nuk ka krim, nuk ka kriminel që nuk ka lidhje me LSDM-në, sistemi për dënime dhe risocializim është zgjatim i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë së korruptuar. Mbeten në burg dhe vuajnë dënimin vetëm ata që nuk janë në bashkëpunim me LSDM-në dhe koalicionin qeverisës të krimit dhe korrupsionit!”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button