Arrestohen 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Sipas të dhënave të policisë, tetë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Katër raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa nga një rast është evidentuar në Prilep, Gostivar, Veles dhe rajonin e Kavadarit.
Dy shoferë janë privuar nga liria për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht një në Kumanovë dhe një në Kavadar. Ndërkohë, një shofer në Shkup është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin edhe pse ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.








