Diell dhe vapë përvëluese në gjithë vendin, temperatura arrin 38 gradë
Maqedonia edhe sot do të jetë nën ndikimin e diellit të fortë veror. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të kësaj periudhe.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht nga lindja, ndërsa në pjesët lindore do të ndryshojë drejtim.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje.








