Arrestohen 9 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, njëri nën ndikimin e alkoolit
Janë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, të gjithë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur, ndërsa njëri ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit
“Nga dy persona në Shkup dhe në Prilep, ndërsa nga një person në Koçan, në Gjevgjeli, në Kratovë, në Makedonski Brod (i mitur) dhe në Krivogashtan (i mitur), kanë vozitur pa leje. Personi në Kratovë kishte qenë më parë i përfshirë në një aksident rrugor, si dhe njëri nga personat në Prilep, i cili njëherësh ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftoi MPB.
MPB u bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit./Alsat.mk.








