Arrestohen 9 shpërndarës të drogës në Tetovë

SPB Tetovë informon se dje (10.06.2022) në ora 21:15 në rrethin e një shkolle fillore në Tetovë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria 9 persona.

Bëhet fjalë për SH.L.(24), T.A.(24), DB.(18), E.E.( 22), V.L (19), A.E.(25), A.Sh.(24), L.L (28), të gjithë nga Tetova dhe J.M (22) nga fshati Strimnicë, pasi afër tyre janë gjetur 21 qese me marijuanë, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se L.L kërkohej edhe me vendim gjykate për vuajtje të dënimit me burg.

Nga SPB Tetoëv thonë se ai është dërguar për të vuajtur dënimin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të gjithëve do të bëhet procedimi përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button