Arrestohen dy persona nga Tetova, këto janë detajet

Arrestohen dy persona nga Tetova për transport joligjor të emigrantëve

MPB Maqedoni informon se me datë 12.06.2022 në ora 22:30 në pikën kufitare magjistrale “Bogorodica” – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar B.A.(35) dhe I.A.(63), të dy nga Tetova.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në automjetin “BMW”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.A, janë gjetur 10 persona – emigrantë nga Siria.

“Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese – Tranzite Vinojug në Gjevgjeli, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.A. dhe I.A. do të dorëzohet parashtresë adekuate”, thonë nga MPB Maqedoni.

LEXO EDHE:

Back to top button