Arrestohen katër shtetas të huaj në Prishtinë, u rrahën në sheshin “Nëna Terezë”

Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas të huaj në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete, njofton Klan Kosova

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete .Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button