Arrestohen tetë persona në Tiranë, ja për çka akuzohen

Tetë persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre i përket moshës 24-vjeçare dhe ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

Ndërsa një 20-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi farash të lëndës narkotike kanabis dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Një tjetër 25-vjeçar dhe 46 vjeçar u arrestuan për ushtrim të dhunës fizike e psikologjike ndaj partnereve të tyre.

Policia shqiptare bën me dije se një 39 vjeçar ra në pranga për veprën penale “Ndërtimi pa leje”. Ndërkohë, tre persona të moshës 36, 37 dhe 50 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:

Back to top button