Arrestohen tre persona, dyshohen për vrasjen e një 84 vjeçari

Arrestohen tre persona, dyshohen për vrasjen e një 84 vjeçari

Tre persona, të moshës 19, 24 dhe 44 vjeç, janë privuar nga liria dhe dyshohen për vrasjen e një personit 84-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur më 29 mars kurse tri ditë më vonë u gjet i vdekur afër shtëpisë së tij në fshatin Lluke, komuna e Kriva Pallankës. Nga SPB Kumanovë informojnë se është kryer inspektim në vendin e ngjarjes ndërsa trupi do të dërgohet për autopsi. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të ngrihen padi përkatëse. Policia ende nuk ka zbuluar detaje rreth motivit të vrasjes dhe mënyrës se si është vrarë 84-vjeçari si dhe nuk ka informacion nëse do të kërkohet paraburgimi i të ndaluarve. Priten më shumë informacione për këtë rast në ditët në vijim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button