Arrestohen tre persona nga Pollogu, transportonin emigrantë

Arrestohen tre persona nga Pollogu, transportonin emigrantë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 22:45, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, zyrtarët policorë kanë ndalur një automjet udhëtarësh të tipit “Golf” me targa regjistrimi të Tetovës, drejtuar nga personi M.R. (27) nga Tetova ku në brendësi të saj janë gjetur shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria.

Po ashtu është ndalur edhe një tjetër automjeti i tipit “Golf” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga shtetasi K.B. (29) nga Bogovina dhe pasagjer J.A. (33) po ashtu nga Bogovina, të cilët shërbenin si udhërrëfyes para veturës me emigrantët e paligjshëm.

Tre kontrabandistët e migrantëve janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button