Arrestohen tre shtetas të Maqedonisë në Beograd, akuzohen për vjedhje të rënda

Pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme në Beograd kanë zbardhur më shumë vepra penale “vjedhje të rënda”, me çrrastë janë arrestuar tre persona, shtetas të republikës së Maqedonisë së Veriut, njëri nga të cilët ka dhe shtetësi të Republikës së Serbisë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Policia ka arrestuar 24 vjeçarin B.S., B.N. 31 vjeç dhe 23 vjeçarin A.K. të cilët dyshohen se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti kanë kryer plaçkitje në më shumë shtëpi dhe banesa në Beograd, ku me vegla speciale kanë hapur dyert e blinduara dhe kanë vjedhur para, ari, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh, ndërkohë me padi penale do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.

LEXO EDHE:

Back to top button