Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë

Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë

Tre persona të moshës 21-vjeçare, janë arrestuar këtë të enjten në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.

Policia njofton se të njëjtëve u janë gjetur marihuanë 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi si dhe mulli për bluarje, qese për paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar V.J dhe E.J pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa R.M është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në komunikatën për media.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen tre persona të dyshuar

Prishtinë, 15dhjetor 2022 –  Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve :

mariuhane 3.8 gram,

kokainë 0.2 gram,

19 tableta ekstazi,  si dhe

-mulli për bluarje,

-qese per paketim të narkotikëve e

-fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar ;

• V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari:

• R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim  e prokurorit të shtetit.

Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blereje, posedim,shpërndarje  e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

LEXO EDHE:

Back to top button