Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

Zelensky: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjashtë muajt e ardhshëm të konfliktit me Rusinë do të jenë vendimtarë në luftën e vazhdueshme kundër Rusisë, sipas The Guardian.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në shumë aspekte. Gjashtë muajt e ardhshëm do të kërkojnë nga ne përpjekje edhe më të mëdha sesa janë ndërmarrë gjatë periudhës së kaluar,” tha Zelensky në një fjalim online në Këshillin Europian të enjten.

Ai tha se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duhet të marin fund dhe bëri thirrje për më shumë armë. Ndërsa janë shënuar pothuaje 10 muaj luftë që nga fillimi i luftës, ai foli edhe për çlirimin e  Khersonit në nëntor.

“Marrja në kontroll e Khersonit i tregoi botës se mbrojtja jonë e përbashkët nuk është diçka e rastësishme, por se forcat nuk mund të ndalen”.

LEXO EDHE:

Back to top button