Arrestohet 29 vjeçari nga Kërçova, akuzohet për mashtrim

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 13:40, policia e Gostivarit, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar ka privuar nga liria 29-vjeçarin S.P. nga fshati Osoj i Kërçovës, nën dyshimin se një ditë më parë kishte mashtruar dy persona nga Gostivari dhe u kishte marrë një sasi të të hollave se kinse do t’u kryente një punë të caktuar.

Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button