Arrestohet 30 vjeçari nga Inxhikova, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet 30 vjeçari nga Inxhikova, ja për çfarë akuzohet

Ministria për Punë të Brendshme njofton se rreth orës 01:00 në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë ka arrestuar personin A.M.(30) nga fshati Ingjikovë të Shkupit, i dyshuar se me veturën e tij Audi A6, me targa të Shkupit ka transportuar 12 emigrantë nga India.

Migrantët janë strehuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Sipas njoftimit të policisë diku rreth orës 21:30 në kryqëzimin Përdejci, automjeti është vërejtur duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Gjevgjelisë dhe në ora 21:40 M.A. me automjetin e tij ka thyer traun e një kabine për kontrolle kufitare, pas së cilës ai dhe emigrantët janë arratisur.

Pas intervenimit të policisë, janë gjetur emigrantët, ndërsa pas kontrollit në terren është gjetur edhe A.M. dhe është privuar nga liria. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button