Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migrenës, ja si trajtohet!

Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat. Studimet klinike, tregojnë se struktura e sëmundjes tek një grua mund të ndryshojë gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës. Rreziku i shfaqjes së migrenës tek burrat dhe gratë rritet edhe nga faktorë të tjerë.

Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.

Mosha është një tjetër faktor rreziku. Njerëzit mund të vuajnë nga migrena nga mosha 15 deri në moshën 55 vjeç. Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare. Faktorë të tjerë rreziku të migrenës janë: tensioni i lartë i gjakut, ankthi, depresioni, ishemia dhe epilepsia.

Kafeja – Sipas të dhënave, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena. Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 3-4 filxhanë kafeje në ditë. Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.

Çokollata – Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.

 

Mishi i Përpunuar – Substancat artificiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz. Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.

Një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

LEXO EDHE:

Back to top button