Arrestohet 31 vjeçari nga Velesi, transportonte ilegalisht 9 migrantë 

Arrestohet 31 vjeçari nga Velesi, transportonte ilegalisht 9 migrantë 

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmjen e djeshme, gjegjësisht rreth orës 22:20 në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë ka arrestuar 31-vjeçarin M.Z. nga Velesi.

Policia në veturën e 31-vjeçarit ka kapur 9 emigrantë.

“Nëntë emigrantë nga India janë gjetur në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën ai e drejtonte. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button