Arrestohet 36 vjeçari nga Gostivari, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Arrestohet 36 vjeçari nga Gostivari, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se ka privuar nga liria 36 vjeçarim E.SH. nga Gostivari i cili kërkohej me fletarrestim qendror, për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “grabitje”.
“Më 03.06.2024 në orën 03.30 në rrugën ,,Goce Delçev” në Gostivar, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar, kanë arrestuar personin E.Sh. (36) nga Gostivarit, i cili ishte në kërkim pas një urdhër-arrest qendror bazuar në urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për veprën e kryer penale ,,grabitje” e dënueshme sipas nenit 237 të Kodit Penal të RMV-së. Personi është dorëzuar në Institucionin Korrektues Penal-Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk